Kim Kardashian duket se nuk ka qenë dhe aq e pastër nga alkooli dhe droga dhe këtë ajo e ka pranuar vetë së fundmi në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”. Teksa bisedon me motrën e vogël Kendall Jenner dhe Scott Disick, Kim pranon për herë të parë se ka qenë e droguar me ekstazi kur është martuar për herë të parë si dhe kur ka xhiruar videon e seksit që e bëri të famshme në të gjithë botën.

U drogova njëherë me ekstazi dhe u martova. U drogova për herë të dytë dhe bëra një video seksi. Vetëm gjëra të këqija ndodhin!”-rrëfen Kim duke iu referuar martesës së saj të parë me producentin Damon Thomas, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe si dhe videos famëkeqe me Ray J në vitin 2003.

Source: Tendence