Aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Fonda u bë i njohur prej rolit në “Easy Rider”. Vuante nga kanceri mushkëri.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për mos të thënë më i trishtuari. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhembjen në zemrat tona”- shkruajnë familjarët.

Source: Televizion