Matthew Vaughn rikthehet si skenarist dhe regjisor i filmit “Kingsman 3”, i cili pritet të debutojë në ekranin e madh më 8 nëntor të vitit 2019. Ende nuk ka një titull zyrtar të këtij projekti dhe xhirimet priten të nisin së shpejti.

Historia e “Kingsman 3” për momenti mbahet sekrete dhe mendohet se do të shtohet personazhe në kastin e aktorëve. Përflitet për një adoleshent me emrin Conrad, i cili është djali i një Duke britanik që kërkon që t’i shërbejë vendit. Studioja po kërkon edhe një aktor mashkull në moshë për një nga rolet kryesore.

Source: Televizion