Një nga filmat klasik të Jean-Claude Van Damme “Sudden Death”, i realizuar në vitin 1995, do të ketë një ribërje nga Netflix.

Historia e filmit: Ish-zjarrfikësi Darren McCord (Jean-Claude Van Damme) ka një punë të re si security në Pittsburgh Civic Arena. Duke shpresuar t’u bëjë përshtypje fëmijëve të tij, ai siguron bileta në finalen e Kupës Stanley, pa dijeni se vendi është marrë peng nga një grup terroristësh. Ish-agjenti i CIA-s, Joshua Foss (Powers Boothe) po mban peng zëvendës/presidentin dhe planifikon të hedhë në erë ndërtesën nëse nuk ai paguan shumën e parave. Por, kur Darren mëson për skemën e tij, ai hidhet në veprim…

 

Source: Televizion