Komediani, Kevin Barnett, i cili e ka shkruar dhe është shfaqur në serialin “Rel” të Fox është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare në Meksikë. Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende. Njoftimi u bë nga Ben Kissel teksa dha lajmin e hidhur për të gjithë fansat e Barnett.

Është shumë prekëse t’ju informojmë për vdekjen e Kevin Barnett. Gëzimi që ai solli në jetën tonë është dhurata më e madhe që kemi marrë ndonjëherë. Kujtojini miqve tuaj nëse i doni ata, sepse kurrë nuk e dini se kur do t’i shihni përsëri. Ne të duam KB“.

Source: Tendence