Rita Ora është aktualisht në mesin e artisteve më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Rita Ora së fundi ka realizuar një fotosesion për revistën “Glamour Spain”, ndërsa po shijon suksesin e albumit të ri.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngëtarja u shfaq atraktive në këto imazhe, ndërsa u shpreh se e adhuron këtë kopertinë.

Kujtojmë që këngëtarja së fundi ka udhëtuar në Australi, ku edhe festoi ditëlindjen e 28-ë.

Albumi i ri i Rita Orës po rezulton shumë i suksesshëm, po lë prapa emra të njohur të industrisë së muzikës.

Source: Tendence