Grupi i djemve nga Koreja e Jugut, “BTS” kanë thyer rekord në “YouTube”, për videon më të shikuar. “Idol” ka arritur mbi 45 milionë klikime në 24 orë, duke lënë pas kështu këngëtaren amerikane Taylor Swift me “Look What You Made Me Do”.

Pikërisht po këtë periudhë një vit më parë, Swift arriti 43.2 milionë klikime për një ditë kur publikoi këngën e saj.

“Idol” e “BTS” deri tani ka arritur në mbi 100 milionë klikime. Është një grup të rinjsh që ka pasur shumë sukses dhe pëlqen ngado në botë.

Source: Tendence