Kristen Stewart foli për rolin e thrillerit “Underwater” për revistën “Entertainment Weekly”. Filmi do ta ketë premierën në vitin 2020 dhe tregon një grup kërkuesish të cilët përballen me një tërmet që i shkatërron laboratorin nënujor.

Nuk kam bërë një film me këto përmasa. Nuk ishte e lehtë – ishte një proces i gjatë, në të ftohtë, mjaft i vështirë. Kostumet ishin mjaft të rënda dhe ishte e vështirë të lëvizje. Nuk më pëlqejnë hapësirat e ngushta dhe nuk jam e mirë në not. Unë besoj se askush prej nesh nuk ishte në dijeni të asaj që po na priste. Në fakt, xhirimi i filmit ishte pak sikur të vdisnim të gjithë”, tha Stewart.

Source: Televizion