Bohemian Rhapsody, filmi i dedikuar Freddie Mercury me protagonist Rami Malek, eshte ne qender te kritikave per shkak te pasaktësive historike të pranishme në film. Një nga elementët më të diskutueshëm është një pjesë e filmit në të cilin tregohet Mercury, ndërsa përpiqet të shfrytëzojë ekonomikisht suksesin e grupit dhe të bëjë një album solo pasi është bindur nga menaxheri i tij Paul Prenter, duke shkaktuar shumë tension mes anëtarëve të grupit. Në të vërtetë, Roger Taylor kishte regjistruar dy projekte pa miqtë dhe kolegët e tjerë në vitet 1981 dhe 1984, “Fun in Space” dhe “Stranger Frontier”, ndërsa Freddie lëshoi albumin e tij “Mr. Bad Guy” më 1985-ën. Në ekranin e madh, për më tepër, ne mënyrë ironike është Taylor që kundërshton me forcë të madhe idenë e Mercury.

Sidoqoftë, pjesa e tregimit më të kritikuar është ajo në të cilën artisti zbulon se është HIV-pozitiv dhe kjo e shtyn grupin “Queen” të marrë pjesë në ngjarjen Live Aid. Megjithatë, Freddie u diagnostikua rreth dy vjet më vonë dhe disa gazetarë e quajtën ndryshimin mizor dhe një manipulim që ka si rezultat promovimin dhe shpërndarjen e stereotipave rreth AIDS, të pasakta dhe të pabazuara në fakte që kanë për qëllim trajtimin e sëmundjes si dënim, për një imoralitet të supozuar që ekziston në jetën e personave homoseksualë.

Source: Televizion