Sipas statistikave nga faqet e kuotimeve, “A star is born” është favorit për të fituar si “Filmi më i mirë dramatik”, në edicionin e 76-të të ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.

Filmi me regji dhe interpretim të Bradley Cooper, si dhe me protagoniste Lady Gaga-n në rolin e një këngëtareje të talentuar që zbulohet nga kolegu i famshëm kuotohet me 1.13.

“A star is born” renditet para “If Beale Street Could Talk”, që kuotohet me 7. Shifër dyshe, 14, për “Black Panther”.

Për çmimin “Komedia më e mirë”, për bastvënësit kryeson me kuotimin 2 “Green Book”, i ndjekur nga “The Favourite” me 3 dhe “Vice” me 3.5.

Për regjinë, kryesuesi është meksikani Alfonso Cuaron për “Roma”, me 1.30. Pas tij renditet Bradley Cooper me 3.25. Më e vështirë, me 14, është fitorja e Adam McKay për “Vice”.

Çifti i “A star is born” bind sërish bastvënësit. Cooper është favorit për statujën “Aktori më i mirë”, me kuotimin 1.25, përpara Rami Malek për “Bohemian Rhapsody” me 3.25 dhe Willem Dafoe si Van Gogh në “At Eternity’s Gate” me 12.

Lady Gaga nuk ka rivale në garën për “Golden Globe” për çmimin “Aktorja më e mirë” me 1.28, përpara Glenn Close për “The wife” me 3.75 dhe Melissa McCarthy (12) për “Can You Ever Forgive Me?”.

Source: Televizion