Suksesi i “Shallow” i dha Lady Gaga-s një “Oscar”, për këngën e filmit “A star is born”, falë dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Bradley Cooper.

Tani, në media po përflitet që këngëtarja dhe aktori kanë regjistruar një tjetër këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit “LG6”.

Kënga thuhet se do të ketë synim bamirës, dedikuar të gjithë të rinjve që vuajnë nga sëmundje mendore dhe që nuk kanë kurajë të flasin me të rriturit.

Source: Tendence