Përveçse është një këngëtare e suksesshme, Lady Gaga u afirmua edhe si aktore me filmin që nisi mbarë me çmime e nominime, “A star is born”. Në “American Cinematheque Award”, këngëtarja amerikane dhe se cili ishte çmimi më i rëndësishëm që ka marrë si protagoniste në këtë projekt.

Gaga u shpreh entuziaste për bashkëpunimin me Bradley Cooper, që është bashkëprotagonisti dhe regjisori i filmit: “Më këndon edhe zemra. Jam shumë e lumtur për këtë arritje të tij. Është një regjisor i jashtëzakonshëm dhe më bëri një aktore më të mirë”.

“E dua shumë, është një mik i mirë. Jemi kaq mirënjohës për arritjet e filmit dhe vlerësimet që i janë bërë deri tani. Për mua, ajo që realisht më dha më shumë ky film, ishte miqësia me dikë që e respektoj pafundësisht”.

“A Star Is Born” ishte për Bradley Cooper debutimi si regjisor, ndërsa për Lady Gaga-n ishte hera e parë që interpretonte një protagoniste, një eksperiencë që siç e kanë shprehur dhe vetë, nuk do ta harrojnë lehtë. Për momentin, filmi ka arkëtuar kudo në botë rreth 371 milionë dollarë.

Source: Televizion