“NBC”-ja, pasi dha “ok” për realizimin e spinoff-it “Hate Crimes”, rinovoi dhe kontratën me “Law and Order – Special Victims Unit” për sezonin 21.

Me këtë rinovim, seriali i krijuar nga Dick Wolf vendosi një rekord të ri, duke u bërë projekti më i gjatë në historinë e televizionit amerikan, duke kaluar serinë origjinale “Law and Order”, që u mbyll me sezonin 20.

Por, gjithashtu “Special Victims Unit” mund të vijojë akoma më shumë, pasi sezoni 21 nuk është njoftuar se do të jetë i fundit.

Rekord edhe për aktoren Mariska Arigaty, interpretuesja e kapitenes Benson, duke u bërë aktorja me më shumë vite që interpreton të njëjtin personazh televiziv.

Source: Televizion