Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton prej kohësh kanë nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Pak javë pasi morën pjesë në një aktivitet në Javën e Modës në New York, dyshja janë parë duke flirtuar në “Instagram”.

Të premten në mbrëmje, Nicki postoi një video të nxehtë e veshur me një bluzë të shkurtër ndërsa luante me flokët e saj.

Piloti i “Formula 1”, Lewis ishte i shpejt në pëlqimin e klipit.

Menjëherë pas kësaj Nicki u përgjigj “@lewishamilton Oh hey”.

Komenti i saj nxiti dhjetëra komente nga fansat e saj që duan dëshpërimisht ta dinë nëse janë çift zyrtarisht.

Source: Tendence