“WiSA”, “Wireless Speaker and Audio Association”, njoftoi muajt e fundit për një program të certifikuar për televizorë dhe kompjuterët që duan të përqafojnë standardet e transmetimeve audio shumëkanalësh hi-res.

“LG” njoftoi se televizorët e rinj TV OLED e LCD që do të prezantohen në “CES”, në Las Vegas, do të jenë “WiSA Ready”: mjafton të lidhet në vendin e USB-së një transmetues i mundshëm për nxjerrë audion me një sistem shpërndarës ose një soundbar.

Duke qenë wireless, sistemi WiSA mund të japë një shtysë rilindjes së një audioje të mirë në shtëpi. E ka kapacitetin deri në 8 kanale dhe menaxhon edhe audio hi-res, edhe Dolby Atmos.

WiSA punon duke nisur nga stereofonia derisa të arrijë në 7.1 kanale dhe është menduar për të dërguar sinjalin te disa aparate të ndryshëm, edhe veç e veç, duke arritur deri në një efekt home cinema.

Source: Teknologji