“LG” mahniti publikun në “IFA 2018”, në Berlin, duke realizuar një kanion me OLED, një instalacion i jashtëzakonshëm, duke shfrytëzuar teknologjinë dhe fleksibilitetin e televizorëve.

Kanioni i harkuar, i gjatë 27 metra, u formua nga 246 televizorë “Open Frame” LG OLED, të përthyeshëm, që mund të marrin formën e ambientit ku vendoset.

Pamjet e instilacionit ishin marrë nga pesë ndër mrekullitë botërore, akullnajat në Alaskë, ujëvara në Iguazu, në kufirin mes Argjentinës dhe Brazilit, Kanioni në Arizona të SHBA-së, parku kombëtar në Redwood, Kaliforni dhe “Haleakala National Park” në Hawaii.

Teknologjia OLED mundëson ndezjen dhe fikjen e çdo pikseli të mundshëm të pranishëm, duke u dhënë jetë të re ngjyrave dhe duke krijuar një kontrast të pafundëm të optimizuar, perfekt për përmbajtje me dinamikë të lartë.

Instalacioni ishte tepër përfshirës edhe prej sistemit audio Dolby Atmos, një kombinim mes figurës dhe zërit, për një eksperiencë shikueshmërie sa më natyrale.

 

Source: Teknologji