“LG”-ja njoftoi se ka shtuar “Google Assistant” në televizorët e tij dhe do t’i shpërndajë në shtatë territore të ndryshme.

Kjo teknologji do të shpërndahet në Britani, Gjermani, Francë, Spanjë, Australi, Kanada dhe Korenë e Jugut, i disponueshëm në pesë gjuhë të ndryshme.

“Google Assistant” do të jetë i disponueshëm në televizorët “LG” me inteligjencë artificiale me bazë webOS. Përdoruesit mund ta përdorin “Google Assistant” si pjesë kryesore të shtëpisë smart, duke u ofruar akses në shumë objekte.

Konsumatorët në tregjet anglishtfolëse, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja tashmë mund të lidhin pajisjet e “Google Home” me TV të aktivizuara me LG AI për të dërguar komandat zanore direkt nga folësit e tyre të mençur. Kjo veçori do të vihet në dispozicion të konsumatorëve në Francë, Gjermani, Japoni dhe Korenë e Jugut deri në fund të vitit 2018.

Source: Teknologji