“Life itself” është filmi më realist që do të shihni ndonjëherë, të paktën këtë premton kritika. Është një dramë romantike. Bëhet fjalë për një çift të ri në New York që kalon nga romanca e universitetit në martesë dhe lindjen e fëmijës së tyre të parë. Por gjithë rrugëtimi i tyre ka kthesa të papritura që bëjnë jehonë në kohë dhe në hapësirë.

Regjisori, Dan Fogelman u shpreh se është përpjekur të krijojë diçka që tregon se eksperienca njerëzore sa e errët dhe tragjike dhe e trishtë mund të jetë, aq edhe tmerrësisht e bukur dhe me shpresë mund të bëhet.

“Duhet ta bësh audiencën të shkundet dhe t’i tregosh që do jenë dëshmitarë të gjërave të pakëndshme që u ndodhin personazheve të tyre të preferuar, sepse kështu është jeta”– tha ai.

Rolet kryesore do të luhen nga Oscar Isaac dhe Olivia Wilde.

Source: Televizion