Lojtari francez i UFC-së, Francis Ngannou u bë zyrtarisht pjesë e kastit të aktorëve të “Fast & Furious 9”, kapitulli i ri i sagës me protagonist Vin Diesel.

Roli i sportistit nuk është zbuluar ende. Ngannou është një ndër lojtarët më të mirë e më të fortë të divizionit të peshave të rënda të UFC-së, me 14 fitore, 10 prej tyre me KO.

Kohët e fundit, pjesë e filmit u bë edhe një tjetër figurë e arenës sportive, wrestler-i John Cena.

Ngannou nuk është i pari lojtar profesionist MMA që bëhet pjesë e “Fast & Furious”. Në kapitullin e gjashtë, në vitin 2013, mori pjesë ish-lojtarja Gina Carano, në rolin e koleges së Luke Hobbs (Dwayne Johnson). Ndërsa në “Furious 7” të 2015-s u shfaq edhe ish-kampionia e UFC-së Ronda Rousey, në rolin e Kara-s.

Source: Televizion