Madonna është gati të rikthehet dhe do ta bëjë me një album të ri, të titulluar “Madame X”. Ishte vetë këngëtarja që e njoftoi prurjen e re me një sërë postimesh në “Instagram”, duke lënë mister kohën e publikimit dhe emrat me të cilët ka bashkëpunuar. Këngëtarja shpjegon edhe kush është “Madame X”, një agjente sekrete që udhëton nëpër botë, duke ndryshuar shpesh identitet, që lufton për lirinë. Por, gjithashtu është një mësuese kërcimi, një profesoreshë, lidere, një guvernante, një e burgosur, një shenjtore, një e përdalë.

 

View this post on Instagram

 

Welcome to the World of Madame ?. ………………… @nunoxico @stevenkleinstudio

A post shared by Madonna (@madonna) on Apr 14, 2019 at 8:41am PDT

Source: Tendence