“Kërkohet Top Chef me eksperiencë në shtëpitë Vip, i gatshëm të lëvizë në Londër, Lisbonë e Nju Jork dhe që të mund të gatuajë ushqime kosher (sipas ligjeve të Torah të ndjekura nga populli hebraik)…

Ky ishte njoftimi i dalë në “Talent Private Staff”, një agjenci për shërbyes personalë prestigjiozë, nga klientja VIP Madonna. Ylli i popit ofron një pagë rreth 125 mijë euro në vit. Nuk kërkohet ndonjë shef i rafinuar, ushqimi duhet të jetë i thjeshtë, i shëndetshëm dhe familjar.

Aktualisht, Madonna jeton në Portugali, ku i biri 13-vjeçar David stërvitet për t’u bërë futbollist profesionist. Por, rezidenca e përhershme e këngëtares është në Londër, edhe pse shpesh kalon kohë edhe në Nju Jork.

Source: Tendence