Ishin të shumtë yjet e ekranit që dolën në mbrojtje të Miley Cyrus, pas mesazhit të gjatë të postuar prej saj në rrjetet sociale, ku shpjegonte se martesa me Liam Hemsworth nuk përfundoi prej ndonjë tradhtie të saj.

Këngëtarja renditi disa momente kontroverse të së kaluarës së saj, që nga festat e ekzagjeruara, deri të lëkundja nudo në një videoklip të saj, duke shpjeguar që s’e ka problem ta pranojë që kanë ndodhur.

Por, sipas saj, një gjë se s’e pranon dot është “një krim që s’e ka bërë”, ose më saktë një tradhti të pretenduar me Kaitlynn Carter.

Një legjendë e muzikës si Madonna i doli në mbrojtje: “Falë Zotit je njerëzore. Një grua që ka jetuar. Nuk ka fare nevojë për të kërkuar ndjesë”.

Bella Thorne shkroi: “Më pëlqen. Një mesazh i dalë nga zemra. E adhuroj çdo aspektin tënd. Perfektja është mos të jesh perfekt”.

Nuk munguan as reagime nga Shailene Woodley, Lily Aldridge, Vanessa Hudgens e Sophie Kasaei.

 

View this post on Instagram

 

???????? #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on Aug 22, 2019 at 2:15pm PDT

Source: Tendence