Magjia është gati të rikthehet në kinema, por pasi të ketë kaluar njëherë në “Instagram”. “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, që pritet të dalë në kinema më 16 nëntor, është kapitulli i dytë i përqendruar te personazhi i Newt Scamander dhe i bazuar në librin e J.K. Rowling, e cila po punon për filmin e tretë të sagës. Një histori plot me arte të errëta dhe sekrete.

Këto ditë në “Instagram” ka qarkulluar hashtagu “#ProtectTheSecrets”, një ftesë nga Eddie Redmayne për fansat në Amerikë, të cilët kanë pasur mundësinë ta shikojnë më parë, që mos të zbulojnë rrjedhën e ngjarjes derisa ta shohin dhe të tjerët.

Jude Law, Eddie Redmayne dhe Zoë Kravitz surprizuan fansat në një event të organizuar enkas për adhuruesit e magjistarëve të Hogwarts, duke bashkëbiseduar me ta dhe duke bërë foto, të cilat padyshim që përfunduan në rrjetet sociale.

Dy aktorët e filmit të shumëpritur u takuan rastësisht edhe me një prej aktoreve të filmave “Harry Potter”, Evanna Lynch që interpreton Luna Lovegood.

Source: Televizion