Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson, që kanë luajtur së bashku dhe në “Thor: Ragnarok”, do të jenë protagonistët kryesorë të filmit të ri “Men in Black”. Tani është publikuar edhe fotoja e parë gjatë xhirimeve ku Hemsworth dhe Thompson janë në një shkretëtirë.

Dyshes dinamike i bashkohet një kast “all-stars” aktorësh, i përbërë nga Liam Neeson, Kumail Nanjiani dhe Rafe Spall. F. Gary Gray (Fast & Furious 8) do të jetë regjisori i filmit, ndërsa skenari mban firmën e Art Marcum e Matt Holloway, të njohur për “Iron Man” dhe “Transformers”. “Men in Black” është një sagë me tre filma, me protagonistë kryesorë Will Smith e Tommy Lee Jones. I pari film doli në vitin 1997, i dyti më 2002-shin dhe i treti më 2012-n.

Source: Televizion