Në pritje të sezonit të ri të “The Walking Dead”, interpretuesi i Negan, Jeffrey Dean Morgan, deklaroi se prej kohësh po diskuton për një spin-off dedikuar personazhit të tij.

“Prej dy vjetësh po e diskutoj me Scott Gimple. Shpresoj vërtet që të realizohet. E di që po marrin në konsideratë çdo mundësi. Nuk di shumë, por di vetëm që do të ishte një histori e bukur për t’u treguar”, -deklaroi aktori gjatë një interviste.

Sezoni 9 i “The Walking Dead” pritet të nisë më 7 tetor në “AMC”. Në episodin e fundit të sezonit të kaluar, “All Out War”, vdekja e të birit Carl e çoi Rick dhe grupin e tij të të mbijetuarve drejt përleshjes me Saviors dhe liderin e tyre të çmendur Negan, për të pasur një botë më të mirë. Pasi e mundi Negan dhe vendosi mos ta vrasë, Rick konfirmoi vlerat e të birit të ndjerë, por në të njëjtën kohë, krijoi konflikt brenda grupit.

Source: Televizion