Marlon Wayans rikthehet në aktivitet me “Netflix” me komedinë e re “Sextuplets”, duke u ribashkuar me kolegen e serialit “Marlon”, Bresha Webb.

Filmi pritet të nisë xhirimet muajin e ardhshëm në Atlanta dhe streaming botëror pritet të jetë vitin tjetër. i shkruar nga Mike Glock, Rick Alvarez e Wayans, “Sextuplets” tregon historinë e Alan, një burrë që ndërmerr një udhëtim personal për të takuar mamanë përpara se të lindë fëmija i tij i parë. Kur takohet me të vëllanë, Russell, zbulon se ka dhe katër vëllezër të tjerë, të lindur si gjashtënjakë, dhe vihet në kërkim të tyre, të gjithë të interpretuar prej Wayans.

Filmi ka për regjisor Michael Tiddes dhe kjo është hera e pestë e bashkëpunimit mes dyshes.

Source: Televizion