Princesha japoneze Ayako është martuar në një ceremoni të mbushur plot me rituale në Meiji Shrine të Tokios. Princesha dhe dhëndri Kei Moriya u shfaqën në lajmet kombëtare duke ecur ngadalë para mysafirëve në tempull. Ayako u martua me një person të zakonshëm, vendim që e detyron të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror. 28-vjeçarja do të marrë një pagesë prej 1.3 milionë dollarësh nga shteti pas martesës me Kei Moriya, një punonjës në firmën e madhe të anijeve Nippon Yusen.

Source: Tendence