“Avengers: Infinity War” mund të jetë suksesi më i madh i vitit, por me sa duket “Marvel” po favorizon “Black Panther” në garën për “Oscar”.

Sezoni i çmimeve është shumë pranë dhe në seksionin promovues “For Your Consideration”, në faqen e saj zyrtare, “Disney” ka listuar deri tani tre tituj: “Black Panther”, “Avengers: Infinity War” dhe “Incredibles 2”.

Për herë të parë, që prej krijimit, “Marvel Studios” po bëjnë një fushatë të fortë promocionale, edhe në anën financiare, për një ndër filmat e tij, për ta bërë “Black Panther” të parin film të bazuar te ata të animuar që të marrë një nominim për “Filmi më i mirë”.

Përveç “Logan”, kandiduar për regjinë më të mirë joorigjinale, dhe “Batman”, fitues përmes Heath Ledger si aktori më i mirë joprotagonist, filmat me superheronj duhet të kënaqeshin me kandidatura në kategoritë teknike, pavarësisht vlerësimeve të marra nga kritika.

Source: Televizion