Matthew McConaughey njoftoi se u bë pjesë e pronarëve të skuadrës së futbollit Austin FC, i qytetit teksan ku ka lindur aktori. Bëhet fjalë për një investim i lidhur me rrënjët e tij.

“Austin FC është më shumë investim cilësie për Austinin”, -tha protagonisti i Dallas Buyers Club. “Loja më pa kufij në botë po vjen në një nga qytetet më multikulturorë dhe kreativë në planet. Austin FC është një investim i shëndtshëm në kulturën dhe të ardhmen e qytetit”.

Grupi në pronësi të Austin FC, skuadër e destinuar për të hyrë në Major League Soccer në vitin 2021, kampionati më i madh amerikan, përfshin edhe Eddie Margain, Marius Haas e Bryan Sheffield.

Source: Tendence