“Tom and Jerry” do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i filmit “Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori. Nuk ka shumë detaje rreth këtij filmi, por mësohet se puna për këtë projekt do të nisë në vitin 2019 dhe ende nuk ka një datë zyrtare të premierës.

“Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera. Historitë kanë në qendër rivalitetin komik midis dy personazheve të vogla, Tom, një mace dhe Jerry, një miush dhe disa personazheve të tjera.

 

Source: Televizion