“The Expendables 4” do të sjellë rikthimin e Sylvester Stallone, që i dha jetë filmit në vitin 2010, duke e shkruar, drejtuar dhe aktruar në të. Tani mësohet se në muajin prill do të nisin xhirimet në Tunizi.

Yjet e kinemasë Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren do të arrijnë së shpejti në jug të Tunizisë, më pas do t’i bashkohet edhe grupi i legjendave të tjerë. Ende nuk ka të dhëna se kush do të jetë kasti i plotë i aktorëve dhe historia, por në ditët ne vijim triplemedia. al do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave për këtë projekt.

Source: Televizion