Rikthehet për herë të dytë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër në Toronto të Kanadasë.

Këtë herë në zemër të qytetit, AGO’s Jackman Hall, të gjithë të pasionuarit pas kinematografisë do të kenë mundësinë më të mirë për të dëgjuar shqip. Kështu, më 3 nëntor, filmi bashkëkohor do të flasë shqip.

Edhe këtë vit, pritet të ketë suksesin e vitit të kaluar ku të gjithë bileta u shitën në një kohë rekord ndërsa ky event ka mbështetjen e “Sunny Shores Travel” dhe “O’Grady’s Tap and Grill on College”.

Lista e filmave:

“Ballkoni”/The Balcony, Lendita Zeqiraj (2013)

“Brenda ka Dritë”/ There is Light Inside, Rea Surroi & Dardan Selimaj (2014)

“Giulia”, Rigers Shimaj (2017)

“Qyteti i Mureve”/ City of Walls, Eno Çarka (2016)

“Kanarinët e Dinë”/ The Canaries Know, Kaltrina Krasniqi (2015).

 

Source: Televizion