Dora e mbretëreshës Elizabeth përshëndet njerëzit në Britani, por dhe në botë, prej mbi 66 vjetësh, të paktën aq sa janë vitet në fron. Por, prej disa kohësh, madhëria e saj, edhe pse në formë të mirë shëndetësore, me sa duket përdor një krah mekanik, një dorë false e veshur me dorashkë të bardhë, kur është në makinë apo në karrocë, kur i duhet të përshëndetë me dorë gjatë gjithë kohës.

Media britanike u mbështet për lajmin në dëshminë e princeshës Anna, vajza e mbretëreshës, fjalë të cilat janë përmendur në librin “The Queen of the World”, i biografit mbretëror Robert Hardman,.

Dora mekanike, që aktivizohet nga një levë druri, është dhuratë e një grupi studentësh australianë, disa vite më parë, gjë që e entuziazmoi pa masë madhërinë e saj.

Source: Tendence