Pas “Tregtari i Venedikut”, Al Pacino rikthehet në një adaptim kinematografik të veprave të Shekspirit, me regji të Michael Radford. Aktori do të jetë mbreti Lir, në filmin shekspirian me të njëjtin titull.

Regjisori Radford deklaroi: “”Mbreti Lir” është diçka që të gjithë e aspirojnë. Al e ka pasur prej kohësh këtë ide. Është një aktor i jashtëzakonshëm dhe padyshim që do të japë shpirtin në çdo skenë të filmit”.

Producenti Barry Navidi siguron për besnikërinë ndaj veprës origjinale të Shekspirit: “Kishim dëshirën dhe pasionin, tani kemi gjithë energjinë për ta realizuar. Po krijojmë diçka epike. Michael dhe Al do t’i përmbahen poetikës origjinale”.

Xhirimet për filmin e ri “Mbreti Lir” pritet të nisin në vjeshtën 2019.

Source: Televizion