Ditën e martë, më 15 Janar 2019, do të jetë dita zyrtare dhe e fundit për fikjen e sinjalit analog në rrethin e Tiranës dhe Durrësit, në kuadër të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në Shqipëri.

Më parë, në muajin 10 Shtator 2018 Autoriteti i Mediave Audiovizive me një njoftim të dhënë prej kohësh fiku transmetimet gjë, e cila i gjeti qytetarët të papërgatitur dhe si pasojë duke krijuar radhë tepër të gjata në dyqanet që disponojnë dekoderët DVB-T2 që mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv sipas teknologjisë, por edhe një “black out” televiziv. Kjo gjë solli edhe rikthimin e ndezjes së antenave televizive vetëm një ditë pas fikjes si pasojë e debateve që shkaktoi në opinionin publik, por edhe në vetë këshillin e AMA.

Të gjithë qytetarët që disponojnë televiziorë të prodhimeve të vjetra, por edhe televizorëve LED që nuk kanë teknologjinë DVB-T2 të inkorporuar, duhet të pajisen me dekoderët DVB-T2 për marrjen e sinjalit televiziv.

Tashmë dekoderët, të cilët janë të pajisur edhe me modulat “conax”, që  mundëson në varësi të pagesës përmes kartave Smart, janë të disponueshëm në të gjitha dyqanet e “DigitAlb”.

Të gjithë dekoderët DVB-T2 mundësojnë ndjekjen e kanaleve falas, duke përfshirë paketën dixhitale të RTSH, TV Klan si edhe kanalet Top Channel, News 24, Fax News, Report TV, A2 CNN, etj..

Source: Teknologji