Një prej regjisorëve më të mirë në botë dhe një prej yjeve më të mëdhenj në Hollywood u bë një qytetar i Polizzi Generosa, një qyteze me 3 mijë banorë në Palermo. Pas shumë vitesh kërkimesh, Martin Scorsese është një qytetar italian, por kjo gjë nuk ka qenë e lehtë.

Kur në vitin 1979 regjisori amerikan arriti në Siçili për të kërkuar të afërmit e tij, një nëpunës i komunës i tha se në qytezë nuk kishte asnjë person të familjes së tij. Martin e dinte se origjina e tij ishte prej atij vendi dhe në fakt komuna kishte gabuar. Mbiemri i vërtetë i regjisorit është Scozzese, jo Scorsese, siç është përkthyer gabimisht në SHBA. Ishte që nga viti 2005 që Martin Scorsese dëshironte të bëhej një qytetar italian dhe kjo dëshirë tani iu plotësua…më në fund.

Source: Televizion