Ka kaluar rreth një vit që nga publikimi i “Meant To Be”, bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe grupit amerikan kauntri “Florida Georgina Line”, dhe gjatë kësaj kohe kjo këngë ka arritur suksese të mëdha dhe disa rekorde.

“Meant To Be” tani regjistron një tjetër rekord, si kënga që ka qëndruar më shumë në krye të klasifikimit të “Billboard”, gjatë një viti, për 47 javë rresht.

“Meant To Be” është ndër të paktat këngë që brenda dekadës së fundit e ka arritur këtë sukses.

 

Source: Tendence