“MediaKind” transmetoi në streaming të parin event sportiv “live” me shumë kanale 6K në 360 gradë, në bashkëpunim me “Deutsche Telekom”, “Tiledmedia” dhe “Magnum Film”.

Ndeshja e basketbollit u zhvillua më 9 dhjetor mes Telekom Baskets Bonn dhe EWE Baskets Oldenburg, në kupolën Telekom, në Bon, të Gjermanisë.

Encoder-i 360 gradë live u realizua duke përdorur teknologjinë e kodimit softuerik virtualist të MediaKind dhe u ngarkua në Cloud të Google.

Drejtuesi i “MediaKind”, Angel Ruiz deklaroi: “Konsumatori është gjithnjë në kërkim të mënyrave të reja për të eksperimentuar me përmbajtjet e preferuara sportive. Përmes evoluimit të shpejtë të teknologjisë në 360 gradë, kemi mundësinë për të shtyrë kufijtë dhe ta çojmë konsumatorin në zemër të vetë lojës”.

Source: Teknologji