Fëmijët e familjeve mbretërore mund të kenë dadot më të mira, shkollat më prestigjioze dhe tani mësues pianoje që janë yje të muzikës.

“The Sun” shkruan se Meghan Markle i ka kërkuar Elton John për t’i dhënë leksione pianoje fëmijës që ende nuk ka lindur, sigurisht kur të ketë moshën e duhur për të nisur ta mësojë këtë instrument.

Sipas gazetës angleze, Meghan dhe princi Harry mendojnë se këngëtari është mësuesi më i mirë i mundshëm për fëmijën e tyre. “Meghan dhe Harry e adhurojnë Elton dhe kanë marrë “ok” e tij. Këngëtarit i pëlqen si ide”, -deklaroi një burim për “The Sun”.

Elton John këndoi në dasmën e çiftit katër këngë, “Tiny Dancer”, e preferuara e Meghan, dhe “I’m Still Standing”, “Your Song” dhe “Circle of Life”.

Source: Tendence