Episodi i fundit kinematografik i serisë spy-action me protagonist Tom Cruise në rolin e agjentit të IMF-së Ethan Hunt pati shumë surpriza gjatë narracionit. Mes tyre është edhe një moment që lidhet me karakterin e interpretuar nga Alec Baldwin.

Gjatë skenës kur sekretari i misionit jep shpirt në prani të Ethan, anëtari i IMF-së i komunikon urdhrin e fundit Hunt, duke i kërkuar të vijojë me planin për të ndaluar Walker, gjithçka përmbledhur në një fjalë, “Shko”.

Më pas, u mësua se në të vërtetë, batuta e shtuar nga Tom Cruise, nuk u xhirua në sheshxhirim nga Baldwin, por, u regjistrua me celular.

Duke parë filmin, dhe sekuencën në fjalë, në fakt dallohet se nuk ka asnjë lëvizje buzësh të Baldwin. Audioja u regjistrua në momentin e fundit dhe iu dërgua regjisorit Christopher McQuarrie për ta vendosur në montazhin final.

Source: Televizion