Michael Buble nuk kishte planifikuar një rikthim në muzikë, pas betejës së djalit të tij me kancerin.

Këngëtari ka pranuar se ai nuk ka pasur në plan t’i kthehet muzikë, pasi djali i tij katërvjeçar, Noah, u diagnostikua me kancer.

Këngëtari, i cili më parë mori një pushim nga industria e muzikës, u shpreh se tani ndihet mirë dhe do të regjistrojë e performojë sërish.

“Nuk kam pritur që të kthehem në muzikë sërish, isha në rregull me atë fakt. Gjithë bota ime ishte ndryshe në vitet e fundit. Kam dashur të kaloj kohën time me gruan dhe fëmijët. Ky ishte fokusi im”.

Ai shtoi se e ka kuptuar se duhet t’i shprehë emocionet me anë të muzikës dhe se prandaj po kthehet që të bëjë muzikë.

43-vjeçari anuloi performancën e tij në “Brit Awards”, për t’u fokusuar në luftën e djalit të ti me kancerin.

Michael është baba i Noah, Elias dhe Vida Amber, me bashkëshorten Luisana Lopilato.

Çifti mësuan se djali i madh kishte kancer në nëntor të vitit 2016.

Source: Tendence