Në episodin më të fundit të James Corden në “Carpool Karaoke”, drejtuesi i Late Late Show ishte të ftuar këngëtarin Michael Buble. Siç është bërë traditë ata së bashku kënduan edhe disa nga këngët më të dëgjuara si “Haven’t Met You Yet” dhe “It’s A Beautiful Day”, por gjithçka u bë tepër emocionuese ndërsa ata filluan të flisnin edhe për djalin e Buble dhe diagnozën e tij me kancer.

Buble u shpreh se kur e morën vesh lajmin për Nohan, djalin e tyre që vuante nga kanceri në vitin 2016, “jeta e tij përfundoi”.

“Është shumë e vështirë ta përballosh sepse është tepër e dhimbshme të flasësh”.

Nërsa përpiqej të mbante lotët, ai foli edhe për transferimin e të gjithë familjes së tij në Kaliforni me qëllim trajtimin më të mirë për Noahn.

“Kur e gjitha filloi, u bëra i fortë në një farë mënyre”, u shpreh Buble për Corden. “Kur kanceri u mposht pas kemioterapisë dhe doktorët thanë “Ne arritëm, është mirë, është shumë mirë”.

Buble bëri dhe një thirrje gjithashtu te shikuesit për të kontribuar në lëvizjen “Stand Up to Cancer”.

Source: Tendence