I lindur më 29 gusht 1958, Michael Jackson duhet të mbushte 60 vjeç. Pas një karriere të jashtëzakonshme që e shndërroi në yllin absolut të muzikës botërore, jeta e Jackson u ndërpre më 25 qershor 2009, prej një ataku kardiak, shkaktuar nga përdorimi i disa ilaçeve që duhet ta ndihmonin të flinte.

Për ditëlindjen e këtij miti, në Las Vegas do të organizohet një super festë. Michael nuk është më, por kujtimi i tij nuk është shuar kurrë dhe do të vijojë të jetojë në pasuritë e tij, sidomos muzikore.

Janë të shumta ceremonitë festive që do të zhvillohen në SHBA. Më e madhja do të organizohet në Las Vegas, “Michael Jackson Diamond Birthday Celebration”.

Celebrimet do të nisin me spektaklin e “Cinque du Soleil”, “Michael Jackson One”, me akrobaci nën ritmet e “Thriller”, “Bad”, “Billie Jean”, “Smooth Criminal”, “Beat It”. Në Las Vegas do të jenë edhe fëmijët e tij Paris e Prince, si dhe vëllezërit Jackie, Marlon e Tito.

Source: Tendence