Ish-Miss i Bagdad 2014 dhe modelja Tara Fares është qëlluar për vdekje në Bagdad. Fares u vra nga persona të armatosur që hapën zjarr mbi të në lagjen Camp Sarah të kryeqytetit Irakian, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme. Ishin dy motoçiklistë që qëlluan mbi modelen që ndodhej brenda një automjeti.

22-vjeçarja, një e krishterë babai i së cilës është irakian ndërsa nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin. Ajo ishte e njohur për veshjet e saj të guximshme dhe postimet në mediet sociale.

Source: Tendence