Edhe pse tashmë ka krijuar një familje, Lionel Messi e ka të vështirë të harrojë marrëdhëniet e mëparshme, pasi ato mbeten dhe përfliten ende nëpër media. Së fundmi, modelja Luciana Salazar ka folur për historinë e saj me Messin në një program televiziv.

Futbollisti dhe biondja seksi u përfolën para 10 viteve për një marrëdhënie midis tyre, megjithatë duket se gjërat nuk kishin avancuar deri në atë pikë.  Argjentinasja zbuloi se nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me “pleshtin”, por ka flirtuar dhe ka drekuar me të.

Source: Tendence