Seria e re e prodhuar nga “Amazon”, “Modern Love” do të ketë një kast yjesh, qprfhsirë fituesen e çmimit “Oscar”, Anne Hathaway dhe aktorin Dev Patel.

Projekti do të ketë në kast edhe Tina Fey, John Slattery, Catherine Keener, Andy Garcia, Cristin Milioti, Brandon Victor Dixon, Olivia Cooke, Andreë Scott, Julia Garner, Shea Whigham, Gary Carr, Sofia Boutella, dhe John Gallagher Jr.

Pjesë e grupit të realizimit do të jenë emra të mëdhenj filmbërësish si Sharon Horgan dhe Emmy Rossum.

Në çdo episod, që do të zgjasë 30 minuta, do të eksplorohet dashuria përmes disa komplikimeve të mahnitshme në një skenar të arrirë.

Seria do të ketë si skenarist, regjisor dhe producent ekzekutiv John Carney.

Source: Televizion