“MyMTV Music” do t’i lejojë shikuesit të personalizojnë kanalin e tyre muzikor linear. Klientët do të kenë akses të hyjnë në arkivat e televizionit, ku gjenden edhe videot pop, si dhe performacat e eventeve si “European Music Awards” dhe seriali “Unplugged”. Klientët e “Vodafone” në Spanjë do të jenë të parët që do të kenë mundësinë të marrin këtë shërbim të ri nga “MTV”-ja.

Një version pilot i eksperiencës MTV të personalizuar pati sukses në Francë në vitin 2015. Në vendet nordike pritet të lançohet në muajt në vijim.

“Muzika mbetet në qendër të vizionit global të “MTV”-së”, – deklaroi Bruce Gillmer, përgjegjësi global për muzikën dhe talentet. “Jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja novative për të lidhur fansat me muzikën dhe artistët që pëlqejnë. “MyMTV” bën pikërisht këtë, fuqia e televizionit linear në duart e publikut u jep atyre fuqinë të kontrollojnë kanalin e vet muzikor MTV”.

“MyMTV Music” ndjek suksesin e Viacom të Nickelodeon ne “My Nick Jr”, një kanal interaktiv për fëmijë, i disponueshëm në 5 tregje dhe rreth 5 milionë familje, me një kohë mesatare prej 30 minuta për seksion.

Source: Teknologji