“MTV Studios”, një njësi e “MTV”-së së “Viacom”, ka njoftuar një partneritet me “Facebook Watch” për të rikthyer serialin “The Real World”, për tre sezone, që pritet të debutojnë në pranverën 2019.

Sezonet e reja do të jenë respektivisht prodhime vendase në Meksikë, Tajlandë dhe Shtetet e Bashkuara. Të disponueshme ekskluzivisht në “Facebook Watch”, sezonet e reja do të prezantojnë funksione ndërvepruese “social”, që u japin mundësi shikuesve të formojnë veprimin dhe të lidhen përmes aplikacionit televiziv, mobil, desktop dhe “Facebook”.

Bashkëbisedimi në “Facebook Watch” do të fuqizojë përvojën e audiencës në sezonet e reja të “The Real World” të “MTV”-së. Komuniteti i Facebook do të mund të votojë një personazh në shfaqje dhe do të ketë mundësi unike që të lidhen me aktorët përmes “Facebook Live“, “Premieres” dhe “Watch Party”.

Source: Teknologji