“Creed 2” sapo ka dalë në kinematë amerikane dhe ka bërë namin në arkëtime. Vazhdimi i “Rocky”, që tregon ndeshjen në ring të Adonis Creed dhe djalit të Ivan Drago, Viktor, është pëlqyer shumë.

Mendohet për një kapitull të tretë të spinoff-it, por s’do të ketë më familje Drago. Çështje të së kaluarës Rocky ka shumë për t’u përballur dhe një prej tyre është edhe figura e Clubber Lang, interpretuar nga Mr. T, Laurence Tureaud. Kjo temë i intereson edhe produksionit.

Bëhet fjalë për një figurë ikonë të sagës, ndoshta jo aq sa Drago, për më tepër afro-amerikan, temë për të cilën si regjisori dhe producenti e pëlqejnë ta trajtojnë në filmat e tyre.

Nuk dihet si mund të ndodhë rikthimi, por Caple Jr. shprehet i sigurt: “Më pëlqen të kuptoj nëse personazhe një kohë ikonë kanë ende hapësirë në botë, nëse janë ende të interesuar si atëherë. Jemi përpjekur ta bëjmë njerëzor edhe Ivan Drago, pse mos ta provojmë me Clubber”?

“Kemi menduar shumë gjëra se si ta rishikojmë Clubber”, -shpjegoi regjisori. “Por, për momentin, nuk e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen”.

Source: Televizion