Naomi Watts do të jetë protagonistja kryesore e serialit pararendës të “Game of Thrones”, që mban firmën e “HBO”-së.

Në projektin kinematografik me skenar të Jane Goldman dhe George R.R. Martin, Watts do të interpretojë një eksponente karizmatike të shoqërisë së lartë, që fsheh një sekret të errët.

Ngjarjet e serialit pararendës të “Game of Thrones”, që nuk do të transmetohet para vitit 2020, ende nuk janë zbuluar. Dihet vetëm se do të ambientohen rreth 8 mijë vjet më parë nga ato të serialit origjinal.

Source: Televizion